Momente tensioni në Vlorë, në vendin ku u vra pas një konflikti fizik ndërtuesi Armando Memshani.
Familjarë të tij kanë mbërritur pranë kancelarisë ku ndodhi konflikti me pasojë fatale, dhe janë tensionuar edhe me punonjësit e policisë.
Bëhet me dije se situata me familjarët e Memshanit është e vështirë, pasi kanë marrë vesh lajmin nga mediat.