Shisnin lëndë narkotike brenda kalasë, ndiqen penalisht 5 persona në Gjirokastër

0

Pesë persona po ndiqen penalisht në Gjirokastër pasi u kapën duke shitur doza lëndësh narkotike brenda perimetrit të kalasë

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, E. Ç., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, I. F., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe F. Z., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu