Adoleshetja bie me makinë në ujë, me vete merr dhe të atin

0

Një video e cila ka qarkulluar në internet  tregon momentin kur një makinë e parkuar rrokulliset dhe bie në ujë. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Indi, në ujëvarën Lodhiya Kund, një vend i njohur piktoresk.

Sipas BBC, një vajzë adoleshente ishte brenda në makinë në atë moment. Siç shihet edhe në video, babai i vajzës përpiqet ta shpëtojë atë, por bie në ujë bashkë me makinën. Më pas disa njerëz u hodhën për të shpëtuar babanë dhe vajzën.

Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime të mëdha. Sipas policisë, shkak për incidentin ishte neglizhenca, pasi makina ishte parkuar shumë pranë ujit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu