Raporti, trazirat në Athinë mund të parandaloheshin

0

Janë tifozë, futbollistë dhe drejtues të klubit të futbollit AEK të Athinës teksa vendosin lule për nder të të riut 29-vjeçar, Michalis Katsouris që mbeti i vrarë pas përleshjeve para ndeshjes së të hënës midis tifozëve grekë dhe huliganëve kroatë.

Rasti ka ngritur pikëpyetje për punën parandaluese të policisë greke, pasi të dhënat paraprake tregojnë se autoritetet kishin marrë informacion për praninë e huliganëve kroatë.

Tre buletine informative të Drejtorisë për Luftimin e Dhunës në Vendet Sportive zbulojnë se autoritetet kishin marrë dijeni për mbërritjen e huliganëve kroatë në Greqi. Hetimet kanë nisur, ndërsa pas ngjarjes së rëndë, shtatë drejtues të lartë të policisë së Athinës.

Policia greke tha se 29-vjeçari vdiq pasi u plagos rëndë në përleshjet e dhunshme mes tifozëve të klubeve të futbollit AEK të Athinës dhe Dinamos së Zagrebit. I riu, një tifoz i AEK-ut, u godit me thikë disa herë gjatë përleshjeve jashtë fushës së futbollit në lagjen Nea Filadelfia.

Në prag të duelit të raundit të tretë të Champions League, kroatët udhëtuan drejt Athinës, aty ku së bashku me ultras të Panathinaikos-it shkaktuan trazira, viktima dhe të plagosur në radhët e tifozëve të AEK-ut.
Grupe të mëdha tifozësh sulmuan njëri-tjetrin pranë stadiumit, duke hedhur granata zhurmuese, gurë, mjete ndezëse dhe objekte të tjera. Disa kishin edhe shkopinj. Policia greke arrestoi 96 vetë gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit.

Rreth 100 huliganë nga klubi kroat ishin të pranishëm në kryeqytetin grek, pavarësisht se janë të ndaluar nga UEFA.

Yiannis-tifoz i klubit të futbollit AEK: Unë besoj se nëse nuk marrim masat e duhura, asgjë nuk do të ndryshojë në këtë vend. Policia e dinte dy ditë para, por asgjë nuk ndodhi pavarësisht kësaj. Përgjegjësia e parë është mbi shtetin dhe më pas mbi ekipet.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u kontaktua me telefon nga homologu i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, për t’i shprehur ngushëllimet për vrasjen e tifozit 29-vjeçar të AEK-ut dhe për të dënuar incidentet e dhunshme të shkaktuara nga huliganët kroatë.

Në të njëjtën kohë, në një deklaratë, qeveria kroate tha se “dënon fuqishëm trazirat e shkaktuara nga tifozët, dhunën dhe huliganizmin në Athinë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu