Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në ambientet e spitalit

0

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë garazheve në territorin e spitalit të Lushnjës.

Sybi Haruni i moshës 65-vjeçare, u gjet nga punojësit e spitalit, të cilët njoftuan menjëherë organet e policisë.

I divorcuar dhe me 1 fëmijë, i ndjeri prej kohësh jetonte si i pastrehë.

Hetimet nga policia shkencore dhe autopsia pritet të nxjerrin shkaqet e vdekjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu