Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 Rihter ka tronditur Kretën mëngjesin e së dielës.
Epiqendra e tërmetit ndodhet në një zonë 7 kilometra në lindje të Sougia në Chania dhe thellësia fokale e lëkundjes ishte 10.7 kilometra.Tërmeti është ndjerë në Paleochora, Sougia dhe Sfakia, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme.Mediet greke nuk raportojnë për dëme materiale apo persona të lënduar.