Fiton në transfertën e Vardarit, Shkupi merr pikët e para të sezonit të ri

0

Shkupi merr fitoren e parë për sezonin 2023-2024 të kampionatit maqedonas dhe këtë e bën në transfertën ndaj Vardarit.

Skuadra shqiptare e Shkupit mori fitoren 0-1 ndaj Vardarit, me pjesën e parë që u mbyll me barazim pa gola.

U desh minuta e 79 që Niltinho të gjente rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhuruar 3 pikët e para Shkupit.Pas javës së dytë të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi renditet në vend të nëntë me 3 pikë, teksa Vardari në vend të 10-të me zero pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu