Kërkon lirimin e Fredi Belerit, nis protesta e OMONOIA në Himarë. I pranishëm dhe kryebashkiaku i Athinës

0

Në Himarë ka nisur pasditen e sotme protesta për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Protesta organizohet nga OMONOIA dhe mbështetësit e Belerit, duke kërkuar lejimin e tij për t’u betuar dhe për të marrë detyrën e fituar nga zgjedhjet e 14 majit, si kryetar i bashkisë.

Fredi Beleri u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve, nën akuzë për blerje votash, pas publikimit të disa videove dhe audio përgjimeve. Pjesë e këtij tubimi pritet të jetë edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.

Kujtojmë se sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Beleri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu