ITALI- Italia është përfshirë ditët e fundit nga moti i keq me reshje të dendura shiu, të cilat në disa provinca kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe krijimin e një mase të madhe balte nëpër rrugë, e cila ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Situata më e prekur është qyteti i Bardonecchia, ku dalja nga shtrati i një përroi ka përmbytur disa akse rrugore, duke krijuar panik te banorët dhe turistët, shkruajnë mediat italiane.
Masa e baltës, shkëmbinjve dhe mbeturinave ka bllokuar disa rrugë. Bashkia e Bardonecchia ka hapur Coc (Qendrën Komunale të Operacioneve) për të akomoduar njerëzit që mund t’u duhet të largohen nga shtëpitë e tyre në katin e parë përgjatë rrjedhës së përroit.