BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçarit Dritan Manjani në fshatin Shupenzë të Bulqizës. Mësohet se i riu është qëlluar për vdekje disa herë me kaçavidë nga autori i identifikuar si Dorjan Mema.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.