Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar një automjet tip BMW.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia