Ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave në Pilur, plagoset me thikë efektivi i policisë, në gjendje kritike për jetën

0

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave në zonën e Pilurit.

Mësohet se Redi Caushaj, edhe pse ishte jashtë shërbimit ndërhyri për të shuar konfliktin por u plagos me thikë në qafë nga 60-vjeçari Th.M.

28-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë autori duke përfituar nga errësira është larguar nga vendngjarja teksa po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit  Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin  fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi  Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për  dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjej.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu