TIRANË- Lihen në burg pa afat 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.
Gjykata e Tiranës vendosi masën ‘arrest në burg’ për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetvendosjes. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.