Pamjet e një grupi turistësh italianë që janë larguar pa paguar pasi konsuamuan darkën në një prej restoranteve të Beratit kanë bërë xhiron e rrjetit.
Si për ironi, ngjarja ndodhi teksa vetë kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte duke kaluar disa di8të pushime në vendin tonë, me ftesë të homologut të saj shqiptar Edi Rama.
Në një intervistë për mediat italiane, Rama ka zbuluar dhe reagimin e Melonit kur ka dëgjaur këtë lajm. Sipas Ramës, pasi mësoi detajet nga vetë kryeministri shqiptar, Meloni ka porositur ambasadorin italian Fabrizio Bucci për të paguar llogarinë që 4 turistët italianë.
“Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk u fol veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e hodhi poshtë. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën. Ajo urdhëroi ambasadorin: ‘Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem, dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”- tha Rama.