Zaptuan plazhet, policia greke arreston 22 biznesmenë

0

Policia greke ka arrestuar plot 22 biznesmenë dhe drejtues biznesesh në tre destinacione të njohura turistike, Mykonos, Rodos dhe Paros.

Këta persona me veprimet e tyre kishin zaptuar hapësirat e plazheve, nuk kishin ruajtur distancat e detyruara me ligj nga bregu duke penguar daljen e lirë të publikut në det dhe kishin vendosur çadra e shezllone pa marrë leje.

Ky aksion u ndërmor nga policia greke pikërisht për të ndëshkuar shkelësit e ligjit dhe për të garantuar një turizëm sa më të mirë si dhe respektimin e hapësirave publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu