Ky është një moment i tmerrshem ku një dem i tërbuar ka sulmuar një adoleshent me brirët e tij, duke e hedhur si një kukull lecke, në Spanjë.
Pamjet e tmerrshme të videos tregojnë momentin kur një grup meshkujsh por vrapojnë në një rrugicë të ngushtë, ndërkohë që demi i tërbuar vrapon drejt tyre.
Më pas një djalë i veshur me një bluzë të zezë, shihet teksa përpiqet t’i shpëtojë demit po fatkeqsisht ai sulmohet keq, duke mos e lënë të ngrihet në këmbë.
Demi nuk ndalet së sulmuar adoleshentin, duke e ngritur lart me brirët e tij dhe duke e rrotulluar disa herë në ajër.
Disa persona të pranishëm kanë nisur të ulërasin me shpresën se mund ta shpërqëndronin demin e tërbuar teksa ai e tërheq zvarrë djalin dhe më pas e përplas në mur me kokën e tij.
Mediat lokale raportojnë se ky incident ka ndodhur me 12 gusht. Sipas raportimeve, adoleshenti ka shpëtuar mrekullisht dhe ndodhet në spital, ku po trajtohet për plagët e marra.