Kërcënohet biznesmeni në Tiranë: S’ke për ta gëzuar pronën (EMRAT)

0

Flamur Buçpapaj, biznesmen dhe shkrimtar i njohur është kërcënuar me jetë. Mësohet se Buçpapaj është kërcënuar për shkak të një prone nga Eduart Dumi në Vishnje të Tiranës.

Pas denoncimit të kryer nga biznesmeni, autori është shoqëruar nga policia në ambientet e Komisatiatit nr. 6 të kryeqytetit.

Zbulohet se Buçpapj prej 5 vitesh ndihej i kërcënuar nga autori në fjalë, për shkak të pronës. Vetë Buçpapaj ka deklaruar për meidat se tokën e ka blerë prej vitesh dhe se e ka dokumentacionin përkatës.

Ai tha se përveç jetës së tij, është kërcënuar me jetën e familjarëve, dhe se Dumi dhe të afërmit e tij vazhdimisht kanë vandalizuar pronën e tij. Në komisariat, biznesmeni shoqërohet nga avokati i tij, i cili i bëri thirrje autoriteteve të marrin masa lidhur me këtë ngjarje, kjo pasi kërcënimet vazhdojnë prej vitesh dhe se klienti i tij nuk mund të dal i qetë nga shtëpia.

“Sot me datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje, dhe ndihet i kërcënuar prej tij. Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”, njoftoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu