Del video me pamjet e aksidentit te diga e liqenit, shoferi lëvizi me shpejtësi mbi 250 km/ orë (FOTO)

0

Është publikuar momenti i aksidentit të mëngjesit të sotëm në Liqenin e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka ndarë videon e kapur nga kamerat e sigurisë, ku duket që makina me shpejtësi skëterrë fluturon mbi kodrën e Liqenit dhe përfundon pranë digës.

Veliaj shkruan krah pamjeve se ky aksident ka rrezikuar jetën e qytetarëve dhe që po mblidhen prova që shoferi i cili është në kërkim të marrë dënim maksimal.

Kallëzimi për skandalin e sistemit TIMS/ Zbulohen DETAJE: Janë përfshirë dhe zyrtarë në…

EMRI/ Çau barrierat dhe “fluturoi” drejt digës së Liqenit, policia identifikon 26-vjeçarin që u “zhduk”
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ku një automjet i tipit “X6” që drejtohej nga Eldi Alushi ka përfunduar pranë digës së liqenit. Drejtuesi i mjetit pa targa ka braktsur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se në momentane aksidentit drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu