Një aksident u regjistrua mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë.
Dy mjete u përplasën mes tyre ‘kokë më kokë’ dhe përfunduan në barrierat mbrojtëse të rrugës.
Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infoweb Media, mjetet kanë pësuar dëme materiale, ndërsa drejtuesit kanë pësuar tronditje, pa rrezik për jetën.
Aksidenti ka krijuar trafik në këtë kas rrugor.
Pas pak ka mbërritur policia që ka normalizuar lëvizjen e automjeteve dhe ka kryer veprimet proceduriale për përcaktimin e shkakut të aksidentit.