Nuk e shpëtoi as fama! Luizi gjobitet nga policia, e pranon me një buzëqeshje

0

Mesa duket edhe fama nuk e ka ndihmuar këtë herë Luiz Ejllin, i cili është gjobitur nga policia rrugore.

Në një video virale e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet këngëtari dhe ish-konkurrenti i BBVA2, i cili është ndaluar nga policia bashkiake për shkak se ka parkuar makinën në vendin e gabuar.

Artisti shihet ta ketë marrë me shumë sportivitet gjobitjen nga policia, duke e pranuar gabimin e bërë, teksa buzëqesh.

Pas pushimeve që ka kaluar së bashku me Kiarën në Turqi, Luizi i është rikthyer përditshmërisë së tij, duke vijuar të marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu