Avioni ku udhëtonte Prigozhin “bie”, Putin në koncert

0

RUSI- Ndërkohë që qarkullojnë lajmet se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur në një aksident ajror, ku u rrëzua avioni ku ai po udhëtonte bashkë me 9 persona të tjerë, presidenti rus, Vladimir Putin, mësohet se aktualisht është në një koncert.

Mediat e huaja raportojnë se Putin është i pranishëm në këtë koncert, që i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.

Ndërkohë disa ekspertë kanë sugjeruar se ai mund të jetë pas përplasjes që ka vrarë 10 persona, por sigurisht, kjo nuk është konfirmuar dhe shkaku ende nuk dihet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu