300 shtëpi të grabitura në Kavajë, emigrantët në protestë: Hajdutët bashkëpunojnë me policinë

0

KAVAJË- Me dhjetëra emigrantë dolën sot në protestë në fshatin Synej të Kavajës, duke kërkuar nga policia që të mbrojë pronat e tyre. Shumica e protestuesve janë emigrantë që jetojnë jashtë vendit, dhe tashmë që janë kthyer për pushime, kanë gjetur shtëpitë e bastisura.

Ata kanë zbuluar se janë 300 shtëpi, ku hajdutët kanë bërë kërdinë. Ndër të tjera kanë thënë se kanë kontaktuar policinë, por u janë përgjigjur se nuk dinë se çfarë të bëjnë. Në një intervistë për “Report tv” ata kanë thënë se janë afërsisht 300 shtëpi të vjedhura gjatë muajve të fundit, ndërsa policia e Kavajës tha se gjatë 8 muajve të këtij viti janë regjistruar 20 vjedhje në këtë fshat, nga të cilat 11 raste janë zbardhur. Hajdutët shfrytëzojnë daljet e shpejta në autostradë për t’u larguar.

“Këtu është bo nami. Këtu janë vjedh shpiat të gjitha, janë shkatërruar njerëzit, po flenë njerëzit me stres. Kam dy javë që kam ardhur, nuk kam pa asnjë polici natën”, thotë një emigrant.

“Dy herë më kanë hyrë në shtëpi natën që isha jashtë. Kam ardhur tani në oborr të shtëpisë para, prap tentuan me u fut brenda. Tani ky shtet po më detyron të marr kallashin, e ta zgjidh vetë këtë punë. Po më detyron të bëhem vrasës se nuk ka hall këtu që zgjidhet”, thotë një banor tjetër.

“Janë vjedhur 5 palë shpi brenda ditës”, tha një banor.

Të revoltuar emigrantët shprehen se banesat janë vjedhur masivisht gjatë muajve të fundit.

“Kemi marrë policinë në telefon, dhe na janë përgjigjur nuk kemi çfarë ju bëjmë. Nuk e vranë mendjen fare. Prezantohen vetëm kur vijnë votimet, prezantohen vetëm për të vënë gjobën. Kur ka hajduta, kur ka problem, këto nuk duken fare”, shprehet një emigrant.

“Shkoj në shpi dhe flej në tokë. Ato lecka që i kam vu në shpi, jam torturuar me punë që i kam bo. Ti vjen mi vjedh. Çfarë është kjo kështu? Ka shtet apo nuk ka shtet? Atëherë kush e ka fajin këtu? Unë e them me bindje se këto 4-5 kokrra që janë, bashkëpunojnë me policinë”, tha një emigrant tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu