Zjarre gjigante në Siçili, mbyllet aeroporti i Trapanit

0

Siçilia po përballet me shumë fronte zjarri, gjë që ka shqetësuar banorët dhe turistët. Madje një hotel është rrezikuar nga zjarri.

Aeroporti i qytetit të Trapanit qëndroi i mbyllur deri në orët e vona të pasdites. Zjarri ka shpërthyer në një zonë ngjitur me pistat. Pas ndihmës së madhe të ushtrisë italiane për shuarjen e zjarrit me helikopterët e saj, aeroporti ka mundur të rifillojë pak kohë më pas.

Në zonën e Skopelos, jashtë qytetit të Trapanit, një hotel është rrezikuar nga flakët dhe rreth dyzet turistë janë evakuuar nga deti.

Pranë malit Kofano, si gjithmonë në Siçili, dhjetëra pushues po tentojnë të largohen nga një zonë ku ka rënë zjarri pasditen e sotme. Për momentin në këtë pikë po operon vetëm një helikopter, duke hedhur ujë deti.

Shërbimi Italian i Mbrojtjes Civile dërgoi sot gjashtë avionë Canadair, së bashku me dy helikopterë për të përballuar këtë situatë të vështirë, me kërkesë të guvernatorit rajonal të Siçilisë, Renato Scifani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu