VIDEO prekëse/ I thanë se kishte vdekur! Nëna ribashkohet pas 42 vitesh me djalin që ia rëmbyen në lindje

0

Një mrekulli ka ndodhur për një nënë dhe fëmijën e saj në Kili, pas katër dekadash.

42 vite më parë punonjësit e spitalit rrëmbyen djalin e Maria Angelica Gonzales menjëherë pas lindjes dhe i thanë se kishte vdekur. Pas 4 dekadash, ajo është ribashkuar me të në shtëpinë e saj në Valdivia, Kili.

“Të dua shumë,” i tha Jimmy Lippert Thyden nënës së tij kur ata u ribashkuan sërish.

Burri filloi të kërkonte për familjen e tij kur ai lexoi disa lajme në prill për të adoptuarit në Kili, të cilët ishin bashkuar me familjet e tyre me ndihmën e një organizate jofitimprurëse “Nos Buscamos”.

Organizata zbuloi se Thyden kishte lindur para kohe në një spital në Santiago dhe ishte vendosur në një inkubator. Gonzalez-it iu tha të largohej nga spitali, por kur ajo u kthye për të takuar fëmijën e saj, punonjësit i thanë se ai kishte vdekur por nuk ia dhanë trupin e foshnjës.

Thyden zbuloi se ai ishte një rast i “birësimit të falsifikuar”. Gjatë 9 viteve të fundit, Nos Buscamos ka orkestruar qindra ribashkime mes të birësuarve dhe familjeve të tyre të lindjes.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu