Çfarë po paralajmëron Kiara Tito?!Kiara Tito sapo ka përfunduar një sezon mjaft të suksesshëm të “Kepi i Vipave”, i cili u komentua së tepërmi nëpër rrjetet sociale.
Ndërkohë që menduam se tashmë është një sezon pushimi për moderatoren, duket se paskemi gabuar. Në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, Kiara ka publikuar një fustan të verdhë, të punuar nga stilisti i njohur, Valdrin Sahiti.
Një fustan kaq special, na bëjnë të dyshojmë se Kiara po përgatitet për ndonjë projekt të ri në televizon, duke marrë parasysh faktin se emri i saj është përfolur së tepërmi për drejtimin e programit “Përputhen”, i cili pritet të fillojë së shpejti.
Nga ana tjetër, Kiara ka bërë një postim në orët e vona të mbrëmjes se kaluar, ku ka treguar se data 29-të është mjaft e rëndësishme për të pasi prindërit e saj festojnë 30-vjetorin e martesës. Ky mund të jetë gjithashtu një rast tepër i vecantë për të për të veshur një fustan kaq elegant.
Të gjithë janë sy e vesh për të zbuluar më shumë se cilat janë planet e moderatores për sezonin e ri televiziv.