Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

0

DIBËR- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Parkun Kombëtar të Lurës. Mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi, për shkak të favorizimit nga era dhe të terrenit të vështirë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një shkrim në Facebook, thekson në për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe helikopteri Cougar.

Postimi i Peleshit:

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë. Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu