Tre 21-vjeçarë janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme. Ka qenë 21-vjeçari me inicialet D.Sh i cili është vënë në pranga, pasi ka plagosur bashkëmoshatarin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Si pasojë, i lënduari, 21-vjeçari me inicialet A.D gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Është ndaluar gjithashtu, 21-vjeçari me inicialet B.Sh pas dënimit me 9 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, për vjedhje të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.
Rrugorja ka arrestuar 21-vjeçarin me inicialet A.Q, i cili pas aksidentit me motorin e drejtuar nga 38-vjeçari me inicialet D.A është larguar nga vendngjarja.
38-vjeçari bëhet me dije se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë: Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:- D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin:
– A. Q., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Durrës – Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka përplasur dhe është larguar nga vendi i aksidentit, motomjetin me drejtues shtetasin D. A., 38 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;