Prej datës 31 gusht deri më 3 shtator, do të zhvillohet në Tiranë Java Kulturore Ndërkombëtare e Azerbajxhanit.
‘Kulinaria, arti, koncerte dhe një mori ekspozitash do ju njohin gjatë kësaj jave me kulturën e Azarbajxhanit’.
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit ka qenë mjaft intensiv kohët e fundit. Ky bashkëpunim spikat me vizitat e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Bajram Begaj në Azerbajxhan dhe anasjelltas.
Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë nisur tashmë bashkëpunime në fushën energjitike, në atë të turizmit dhe në degë të tjera të ekonomisë.
Azebajxhani shquhet për rezervat e naftës dhe të gazit dhe është një nga importuesit më të mëdhenj në këtë drejtim. Azerbajxxhani është një vend industrialo-agrar. Ai eksporton makineri që kanë të bëjnë kryesisht me nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe të gazit. Por nga ana tjetër prodhon sasi të mëdha gruri, elbi, rrushi, pambuku etj. Gjithashtu ka të zhvilluar blektorinë.
Sa i përket kulturës, Azerbajxhan, për shkak edhe të pozicionit gjeografik, i zë një vend të veçantë mes Lindjes dhe Perëndimit.
Me moton “Shqipëria mikpret botën”, Azerbajxhani vjen për herë të parë në edicionin e dytë të këtij eventi të madh kulturor.
Info Web Media mëson kalendarin e aktiviteteve të Azerjbajxhanit për publikun shqiptarë.
Java e Kulturës së Azerbajxhanit nis prej 31 gushtit me një mori ekspozitash, shfaqje filmi dhe koncerte ku shpalosen më së miri tradita dhe shpirti azerbajxhanas.
Jeta e Heydar Aliyev, liderit kombëtar azerbajxhanas si dhe figurë themeltare për progresin dhe zhvillimin e Azerbajxhanit, vjen përmes një ekspozite në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
Kjo ekspozitë sjell paraqitje vizuale të momenteve të ndryshme në jetën e Aliyev, prej takimeve të rëndësishme politike dhe ndërkombëtare tek momente të ndryshme personale në jetën e tij.
Gjithashtu do të ketë punime mbreslënëse nga artistë të mirënjohur azerbajxhanas duke vënë fokusin tek elementet artistike që na bashkojnë si dhe rëndësinë e marrëdhënieve e komunikimeve ndërkulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë.
Këtë ekspozitë mund ta vizitioni prej 31 gushtit deri më 3 shtator, në Tiranë.
Në çdo javë kulturore, ushqimi është pjesë kyçe e të paraqiturit të kulturës së një vendi, e çfarë më mirë se ëmbëlsirat mund të na bëjnë bashkë! Kuzhina azerbajxhanase ka një larmi embëlsirash tradicionale dhe ne mezi presim t’i shijojmë.
Ndaj ejani pranë Muzeun Historik Kombëtar, çdo ditë prej 31 gushtit deri më 3 shtator prej orës 18:30.
E emëruar sipas kompozitorit të njohur azerbajxhanas Gara Garayev, Orkestra Shtetërore të Dhomës së Azerbajxhanit sjell muzikën e dhomës të ndërthurur me elementë tradicionalë të Azerbajxhanit. Historia e kësaj orkestre lidhet ngushtësisht me veprimtarinë e Gara Garayev që njihet për sjelljen një modeli të emancipuar muzikor në Azerbajxhan e më gjërë. Repertori i programuar sjell më të mirën e muzikës azerbajxhanase, një vend i cili sipas Garayev, është i bërë për muzikë qoftë në mëngjese me diell apo në ditë me shi.
Muzika është gjithmonë emocionuese, ndaj ejani në shesh të ndjejmë së bashku!
Ky koncert do të mbahet më 31 gusht prej orës 20:00 në sheshin “Skënderbej”
Gati të provoni ushqime tradicionale të Azerbajxhanit?
Më 31 gusht dhe 1 shtator mundeni, duke vizituar sheshin “Skënderbej” ku do të njiheni dhe eksploroni shijet e kuzhinës azerbajxhanase!