Aksident rrugor në Kamëz. Përplasen dy mjete, aksidentohen drejtuesit dhe tre fëmijë të mitur.
Policia informon se në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit