Gjendet xhaketa në breg. I moshuari nga Belshi dyshohet se është mbytur në Devoll

0

Një i moshuar nga fshati Rrenas Nj.A Grekan, Bashkia Belsh dyshohet se është mbytur në Devoll.

Prej datës 31 gusht ka humbur kontaktet me familjarët Ramazan Arapi i lindur më 1944 i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ditën e sotme në ujërat e lumit Devoll është gjetur një xhaketë e baltosur e cila sipas familjarëve i përket personit në fjalë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe SPZ i zonës dhe Shefi i Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik si edhe efektivë të MZSH Belsh dhe banorë të fshatit për të kërkuar personin e humbur.

Belsh

Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.

Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor.

Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu