Përmbytjet në Turqi, humbin jetën 8 persona

0

TURQI- Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi. Shirat e rrëmbyeshëm që goditën pardje, të martën pjesën veriperëndimore të vendit, kanë shkaktuar vdekjen e tetë personave.

Ekipet e shpëtimit në terren në provincën e Sarandës Ekklesies, në kufi me Bullgarinë, gjetën trupin e një viktime, e cila ishte në kërkim prej dy ditësh. Dy persona të tjerë vdiqën mbrëmjen e së martës në Stamboll, qyteti më i madh i vendit, ku disa rrugë u kthyen në përrua.

Viktimat e përmbytjeve në provincën Kirklareli, të cilët ishin në zonë për pushime, u gjetën në kabina me dru të ndërtuara pa leje në mes të pyllit kur shirat e rrëmbyeshëm goditën zonën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu