Shqipëria arrin marrëveshje të re për menaxhimin e kufirit me FRONTEX

0

Këshilli i BE-së arrin marrëveshje të re me Shqipërinë për FRONTEX. Sipas kësaj marrëveshjeje do të ndërmerren operacione të përbashkëta për parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Në pikat kufitare në Shqipëri do të ketë ekipe të menaxhimit të kufirit të FRONTEX.

FRONTEX është një agjenci e menaxhimit të kufirit e ngritur nga Bashkimi Evropian.

Më herët ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nënshkroi një marrëveshje me Drejtorin Ekzekutiv të FRONTEX, Hans Leijtens për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në ruajtjen e dinjitetit të atyre personave që kalojnë kufirin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu