Vrasja në Vlorë/Tre autorët nuk iu ndanë objektivit derisa i shkaktuan vdekjen

0

Breshëri të shtënash me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë pranë bibliotekës publike.

Ngjarja dyshohet të jetë një atentat, pavarësisht se nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga Policia.

Persona të ndryshëm dyshohet se kanë qëlluar kundrejt njëri-tjetri përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës dhe raportohet të jenë ende në lëvizje.

Një person i identifikuar si Leartiad Lekaj ka humbur jetën.

Lekaj gjendej duke drejtuar motorin, dhe raportohet të ketë shkëmbyer vazhdimisht zjarr me pasagjerët e automjetit derisa ka gjetur vdekjen.

Burime bëjnë me dije se në makinë kanë qenë 3 persona, ende të paidentifikuar.

Sakaq, Policia ka nisur pika kontrolli në pikat kyçe të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu