Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim zyrtar, H.E. Z. Anar Huseynov, Ambasador i Republikës së Azerbajxhanit në vendin tonë.
Gazheli e informoi Ambasadorin mbi aktivitetin e institucionit që ai drejton, ku e vuri theksin mbi rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, kontrollin e lëvizjes së mallrave, luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.
Në fjalën e tij z. Gazheli nënvizoi se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka përmirësuar ndjeshëm procedurat doganore, fakt ky i certifikuar edhe nga studimi i IFC(Bankës Botërore) dhe Barometri i Ballkanit.
Gjithashtu mes dy zyrtarëve u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit në fushën e doganave mes dy vendeve.
Dogana Shqiptare ka një bashkëpunim mjaft të mirë me gjithë homologët dhe partnerët ndërkombëtarë, duke rritur kështu standardet dhe besimin te biznesi dhe qytetarët.