U kapën me mbi 500 bimë kanabisi, dënohen me 16 muaj burg dy shqiptarët në Britani

0

BRITANI- Dy shqiptarë u arrestuan në Britani pasi autoritetet i gjetën me më shumë se 500 bimë kanabisi brenda një njësie industriale në Wickford.

Policia bastisi njësinë, në Swan Lane, Wickford, në qershor, ku gjetën brenda Antonis Janca, 29 vjeç dhe Taulant Tahiri, 42 vjeç. Meshkujt, të dy shtetas shqiptarë, u gjetën së bashku me një sasi të madhe kanabis dhe 548 bimë kanabis. Janca dhe Tahiri dolën dje para trupës gjykuese në Gjykatën e Basildon Crown. Një ekspert i analizës së drogës tha se bimët narkotike kishin një vlerë prej 63,000 deri në 193,000 £.

Në dëshminë e tij në polici, Janca tha se kishte punuar atje për dy ose tre muaj. Ai shtoi se ishte shumë i frikësuar për t’u larguar. Megjithatë, çelësat u gjetën në pronë, duke sugjeruar se ai ishte i lirë të largohej në çdo kohë.

Tahiri kishte një muaj që punonte, dhe kishte dëshmuar se i dërgonte para familjes së tij në Shqipëri. Gjykatësi Oliver Campbell dënoi me 16 muaj burg secilin nga shqiptarët për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu