BSH: 1.55 mld të ardhura nga turizmi

0

Në 6-mujorin e parë të vitit 2023, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri kapën shifrat e 1.55 miliardë eurove. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90, duke vulosur kështu kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit.

Këto të dhëna janë të bazuara në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë çka tregon një rritje me 37% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore vetëm në tremujorin e dytë të 2023, shpenzimet e të huajve arritën në 930 milionë euro, me rritje prej gati 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2022.

Edhe të dhënat e Ministrisë së Turizmit pak ditë më parë konfirmuan numrin rekord të turistëve në periudhën Janar-Gusht 2023, sipas të cilave Shqipëria u vizitua nga 7, 190 410 turistë ose 27 % më shumë se në të njëjtën periudhë të 2022.

Edhe sipas të dhënave nga kompania GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të sezoni turistik të kësaj vere, ndërsa Tirana kryeqyteti i dytë që lë pas plot prej metropolove turistike prej dekadash në turizëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu