Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë (DETAJE)

0

Një makinë ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës, në fshatin Kaninë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 17:00, bën me dije policia.

“Automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë ka marrë flakë në ecje”, thuhet në njoftim. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu