KOSOVË- Dafina Zeqiri do duhet të përballet me gjykatën. Edhe pse tani është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj në ishullin e ‘vip-ave’ në Mykonos, ndaj këngëtares është ngritur një padi nga ish-menaxheri i saj Drin Zatriqi, me të cilin i ka prishur marrëdhëniet prej kohësh.
Bëhet fjalë për një prej statuseve të Dafinës në Tëitter ku i drejtohej me epitete shumë të rënda ish-menaxherit. Për t’u hakmarrë Zatriqi ka kërkuar gjysmë milion euro dëmshpërblim.
Lidhur me rastin, nuk ka ende një reagim nga këngëtarja.