Durrës/ Kati i dhjetë i një pallati përfshihet në flakë, evakuohen banorët

0

DURRËS- Kati i dhjetë i një pallati në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar.

Autoritetet reaguan në kohë duke bërë të mundur menjëherë evakuimin e banorëve, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime nga zjarri.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4, pranë stacionit të trenit.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit në kohë duke izoluar përhapjen e flakëve

Sakaq, rupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e rënies së zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu