I goditi makinën dhe më pas e dhunoi fizikisht, arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

0

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi një 55-vjeçar në fshatin Spiten të Lezhës.

A.P., 36 vjeç banues në Spiten kishte konflikte të mëparshme me 55-vjeçarin Gj.S., banues po në fshatin Spiten.

Të dy u shkëmbyen me makinë në hyrje të Spitenit dhe 36-vjeçari e goditi me makinë. Më pas doli jashtë saj dhe e dhunoi fizikisht Gj.S.

55-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa A.P., u vu në prangat e policisë.

Njoftimi i Policisë:
DVP Lezhë
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 36 vjeç, banues në Spiten, Lezhë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”.
Ky shtetas, në hyrje të fshatit Spiten, për shkak të një konflikti që ka patur me shtetasin Gj. S. 55 vjeç, banues po në fshatin Spiten, Lezhë, në momentin që janë shkëmbyer të dy në rrugë me automjete, me qëllim i ka goditur mjetin 55-vjeçarit, si dhe më pas ka dalë nga makina duke e dhunuar fizikisht.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu