Ekskluzive/ Policia e Kosovës përfundon operacionin në Manastirin e Banjskës. 8 të vrarë, 2 të arrestuar dhe 40 të kapur për verifikim

0

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Sipas të dhënave ekskluzive të Infoweb Media 8 serbë janë vrarë, 2 janë arrestuar dhe 40 të kapur në manastir për verifikim. Mendohet se pjesa tjetër janë larguar përmes një tuneli nga manastiri në pyll.

Në vendngjarje po shkon një grup hetimor special nga Prishtina i asistuar nga përfaqësues ndërkombëtar.

Grupi kriminal i armatosur ishte pozicionuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan dhe kishte shfrytëzuar edhe objekte të tjera private, prej nga ka sulmuar Policinë e Kosovës.

KFOR-I ka dalë me një reagim se janë në afërsi të Banjskës dhe se janë në gatishmëri të përgjigjen nëse shfaqet nevoja, duke theksuar se Policia e Kosovës janë përgjegjësit e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu