Akuzohet se e mbante mbyll dhe torturonte, flet nëna e 22-vjeçares: U njohën me dashuri. Dhuna u rëndua kur lindi vajzë e jo djalë!

0

Tronditëse për opinionin publik ka qenë historia e shqiptarit që mbante mbyllur bashkëshorten dhe vajzën e tij, i irritosur nga gjinia e fëmijës së tyre.

Ndërkohë që nëna e Dafina Kurtit për mediat është shprehur se dhëndri ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës së saj, edhe kur ndodheshin në Shqipëri, por edhe kur ata vendosën të jetonin në Greqi.

Sipas saj vajza e njohu Aurelin me dashuri, teksa shton se më vonë ai e ruante me kamera dhe nëse dilte e kërcënonte. Dhuna u agravura edhe më shumë pasi Dafina lindi një vajzë, pasi Aurel Kurti preferonte të kishte djalë. Ai e mbajti larg çdo komunikim dhe nuk e lejonte të fliste me askënd.

“I thoshte mos i hap perdet, mos i hap dritaret që të mos flasësh me asnjë që është jashtë. Pasi lindi fëmija, kanë bërë sherre e shamatë, e ka rrahur e ka torturuar, derisa ka ndërhyrë i vëllai, ka thyer derën dhe i ka nxjerrë vajzën time prej duarve”, deklaron ndër të tjera Lume Rama, nëna e Dafinës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu