Miss Zimbabve 2023 shkakton debate, modelja e bardhë do të përfaqësojë vendin në Miss Universe

0

Fitorja e Brooke Bruk-Jackson, një modele e bardhë, në konkursin kombëtar të bukurisë ka shkaktuar bujë në Zimbabve, dhe per përfaqësimin e vendit në Miss Universe 2023.

Brooke Bruk-Jackson, është një modele 21-vjeçare, e lindur dhe e rritur në vendin afrikan dhe duke fituar konkursin ajo është modelja e parë nga vendi që merr pjesë në Miss Universe pas 22 vitesh ku Zimbabve mungonte.Në një gala të mbushur me yje në Harare, modelja u kurorëzua fituese e Miss Universe Zimbabve 2023, ndërsa pranoi kurorën vezulluese.Duke folur pas fitores së saj, Brooke tha se ndihet mirënjohëse dhe do të përpiqet ta bëjë vendin e saj krenar dhe t’i tregojë botës se çfarë është Zimbabve. Amanda Mpofu dhe Nokutenda Marumbwa u kurorëzuan përkatësisht në vend të parë dhe të dytë.Menjëherë pas kurorëzimit të saj, interneti i Zimbabvesë dhe Afrikës së Jugut mori flakë, me shumë njerëz që thanë se Brooke Bruk-Jackson nuk e meritonte nderimin, jo vetëm për shkak të trashëgimisë së saj të dukshme racore, por edhe sepse konkurrentët e tjera ishin shumë më të bukura se ajo.Në mediat sociale, shumë venë në pikëpyetje vendimin e jurisë, duke thënë se, në vitin 2023, ishte qesharake të kurorëzoje vajzën e kolonëve të bardhë si përfaqësuese të një vendi që ka kohë që ka hedhur poshtë prangat koloniale.

Miss Universe Zimbabve, Brooke Brooke-Jackson, mahniti me një veshje tradicionale të vendit të saj.

Duke shpjeguar kuptimin e veshjes së saj, ajo tha: “Ky kostum feston diversitetin njerëzor. Lëkura e ricikluar e zebrës dhe pendët e iriqit përfaqësojnë artin në vija bardh e zi, që simbolizojnë unitetin. Ngjyra e lëkurës nuk duhet të na përcaktojë se me kë të shoqërohemi. Së bashku, ne jemi një krijim i bukur. Kockat e peshkut simbolizojnë pjellorinë dhe femrën, duke na kujtuar se të gjithë kemi lindur njësoj, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës. Ne hyjmë në këtë botë në të njëjtën rrugë.”



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu