Rama në Romë, takohet me Ignazio La Russa

0

Kreu i qeverisë është takuar këtë pasdite me Ignazio La Russa, President i Senatit të Republikës së Italisë

Ditën e nesërme janë parashikuar disa takime zyrtare, përfshirë dhe një takim të posaçëm me homologen italiane Giorgia Meloni. Në fokus të vizitës do të jetë bashkëpunimi dy palësh, në ekonomi, turizëm, infrastrukturë por edhe në diplomaci.

Dy kryeministrat u takuan për herë të fundit së bashku këtë verë, kur Meloni pranoi ftesën e Ramës për të bërë disa ditë pushime në Shqipëri.

Qëndrimi i saj disa ditor në vilën qeveritare në Vlorë dhe shëtitjet me Ramën në qytet, bënë jehonë në mediat e dy vendeve për shkak të fluksit të lartë të turistëve italianë në vendin tonë, si dhe të një episodi kur Meloni pranoi të paguante vetë faturën e disa italianëve që kishin ikur pa paguar në një restorant në Berat.

Rama: Romë-Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu