ITALI-Klodiana Vefa 35-vjeçarja shqiptare që u gjend ditën e djeshme e ekzekutuar në Itali duke që ka qenë shumë e lidhur emocionalisht me kujtimet e saj të dashurisë. Dedikimet e saj në rrjetin social Instagram tregojnë përjetimet prekëse të së ndjerës. Ajo shprehet “se e njoh shumë mirë veten dhe se është e fortë si betoni dhe si xhami”. Nga ana tjetër Vefa shkruan mbi dashurinë duke thënë se ajo “të merr gjithmonë pak në befasi”
“E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë. Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre.”-shkruan Vefa.
Klodiana Vefa, 35-vjeçarja shqiptare është gruaja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e kaluar në rrugë në Castelfiorentino pak hapa larg Firences. Ajo kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç. Prej disa kohësh ishte në Itali dhe kishte një leje qëndrimi të rregullt. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku është qëlluar me një plumb në kokë. Dyshimet janë se autori i ngarjes është ish bashkorti i saj.