New York është përfshirë nga reshje të shumta shiu ditën e sotme, duke u kthyer në një kërcënim për 25 milionë banorë të qytetit.Sipas asaj që shkruan CNN-it, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje duke pezulluar qarkullimin në disa akse rrugore, vonesa në fluturime, si dhe shërbimin e metrosë në Brooklyn.Po ashtu u përmbyt një shkollë në Brookyn ku autoritetet u detyruan të evakuonin nxënësit.Guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson mëngjesin e sotëm.Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe krytari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, i cili në një konferencë për shtyp tha se “Gjendja është e rrezikshme, ndërsa priten reshje shiu në orët në vijim”.
Megjithatë nuk raportohet për humbje njerëzore, përveç se atyre dëmeve materiale.
RAPORTIMI I GAZETARIT BEQIR SINA
Ndërkaq, gazetari Beqir Sina informon nga Nju Jorku për “Ora News” se përmbytje të menjëhershme dhe kërcënuese për jetën e njerëzve po godasin zonën e qytetit të Nju Jorkut të premten, ndërsa era dhe shiu i rrëmbyeshëm i stuhisë tropikale Ophelia po godasin rajonin prej ditës së djeshme.
Në këtë situatë pothuajse të gjitha pesë bashkitë e qytetit të Nju Jorkut janë gjendur gjatë gjithë ditës sot të premten nën “Flash Flood Warnings – Paralajmërimet e Përmbytjeve “ .
Kjo ndodhi pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën menjëherë rrugët dhe stacionet e metrosë, duke shkaktuar ndërprerje masive në anën e sistemit, dhe “kaos” në lëvizjen e udhëtarve. Problemt me transportin e udhëtarve u ndjenë veçanërisht në metronë e qytetit Brooklyn, ku njoftohet se gati 6 inç shi ka rënë tashmë nga mesi i mëngjesit.
Në probleme me trafikun me “fikjen” e sistemit të metrosë janë ndier në të gjitha pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën rrugët dhe stacionet e metrosë, duke shkaktuar ndërprerje masive në anën e sistemit në shërbimet hekurudhore dhe të autobusëve.
Guvernatori Kathy Hochul vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës, teksa ekipet e mbrojtjes civile kanë dalë në rrugë për të ndihmuar personat në vështirësi. Gjithashtu, ai iu kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në orët në vijim pritet që reshjet të intensifikohen.