U përplas dhe humbi arsyen, zgjohet portieri Vaessen, por ka harruar çfarë i ka ndodhur

0

HOLANDE – Një lajm i mirë vjen nga Holanda, ku ndeshja ndërmjet Waalwijk dhe Ajax u ndërpre në minutat e fundit me rezultatin 2-3 për “Harkëtarët” pasi portieri i vendasve, Etienne Vaessen, mbeti pa ndjenja në tokë, pas një përplasjeje me Brian Brobbey.

Portieri, me ndihmën e stafit mjekësor u ringjall në fushë, por më pas ai u hoq nga fusha me barelë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pas konsultimeve u vendos që portieri të mos vazhdojmë të luajmë futboll, deri në një konsultë të dytë.

Tani raportohet se Vaessen është i vetëdijshëm, por nuk është në gjendje të rikujtojë përplasjen dhe se çfarë i ka ndodhur.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu