Plagoset me thikë nga familjarët, 34-vjeçarja nga Kameruni. Dërgohet me urgjencë në spital në Durrës

0

DURRËS- Një e re nga Kameruni është dërguar në spital në Durrës, pasi dyshohet se është lënduar me mjet prerës. Dyshohet se e reja është plagosur nga familjarët e saj. Ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat, dy të afërmit i saj, për t’i marrë në pyetje.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasia A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu