Bllokohet turisti zvicerian në Karaburun

0

KARABURUN-Një turist zvicerian është bllokuar në gjirin e Shën Andreas në Karaburon ditën e sotme. Është dashur ndërhyrja e policisë të tu vendosur në gadishmëri në gjetjen dhe orientimin e turistët. Policia ka marrë njoftimin se një turist po eksploronte në këmbë, i humbur në pjesën e gjirit, edhe është nisur për t’i ardhur në ndihmë.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.

NJOFTIMI I POLICISË

Gjiri i Shën Andreas, Karaburun. Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, pasi humbi orientimin në këtë zonë, Policia Kufitare e Vlorës i shkon në ndihmë turistit zvicerian. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist që po eksploronte me këmbë, gjirin e Shën Andreas, ishte bllokuar në këtë zonë, për shkak se kishte humbur orientimin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për t’i shkuar në ndihmë atij. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare. Turisti, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, ka falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës. Policia Kufitare e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu