Po dilte nga zyra/Dhunohet Gjergj Zefi, administratori i portalit ‘Pamfleti’

0

Gjergj Zefi, administratori i portalit “Pamfleti” është dhunuar me sende të forta mbrëmjen e kësaj të marte. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba”.

Mësohet se Zefin e  kanë goditur sapo ka dalë nga zyrat.Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka shkuar ne zyrat e “Pamfleti”, ku kanë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë ku ndodhi ngjarja.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kanë qenë më shumë se 2 persona, te cilët sapo ai ka dalë e kanë sulmuar nga mbrapa. Gazetari nuk ka arritur t’i shoh agresorët.Ata pas ngjarjes ia kanë mbathur, identiteti i tyre nuk dihet ende.

Aktualisht ai ndodhet te Trauma, ku ka pak dëmtime ne kokë, por pa rrezik për jetën.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu